Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar pas artikullit të medias italiane ‘Il Fatto Quotidiano’, e cila shkruante ndër të tjera se godina e Teatrit Kombëtar është ndërtuar nga arkitekti italian, Giulio Berte.
Përmes një postimi në “facebook” Spaho shkruan se nuk kupton arsyen pse Ambasada Italiane në Tiranë nuk ka folur asnjë fjalë lidhur me këtë çështje teksa shton se qëndrimi i tyre i ngjan kohës kur nuk reaguan për kanabizin.
Postimi i plotë:
Mos shkruani vetem artikuj por i kerkoni qeverise suaj se perse po zhduken objektet e trashegimise kulturore-historike shqiptaro-italiane dhe asnje nga ambasada italiane ne Tirane nuk ka folur nje fjale. Mire ne periudhen e Enverit kur u rrafshua godina e Bashkise dhe nuk mund te flisnit, por pse tani ne periudhen e demokracise nuk thate nje fjale per stadiumin qe u shkatertua dhe beni sehir per teatrin. Vjen si era kanabis.