Deputetja e Partisë Demokratike Nada Meçorapaj para pak minutash në rrjetin social FB ka bërë një thirrje drejtuar Ministres së Arsimit Lindita Nikollës dhe Kryetares së Komisionit të Arsimit Albana Vokshi që të ndërhyne për te mos u nëpërkembur studentët vlonjatë!
Ja reagimi i plotë në FB i deputetes Nada Meçorapaj
Një grup studentesh te Universitetit te Vlorës, kryesisht Master shkencor ne Biologji, por edhe te tjerë, me kane kërkuar sot ndihme si deputete e Vlorës.
Shqetësimi i tyre lidhet me heqjen e mundësisë se diplomimit për shkak se senati i Universitetit te Vlorës me vendim te dekanit Roland Zisi ka rritur kreditimin e pikëve për lenden e anglishtes ne 380.
Sipas studenteve ishin drejtuesit e shkollës qe ju luten para 2 vjetësh kur filluan masterit qe te paguanin tarifën prej 200 euro për provimin e anglishtes, qe do te ishte i vlefshëm për 2 vjet. Sot, kur ne kishim provimin e diplomimit ne orën 12 na lanë ne pritje deri ne orën 13 dhe na lajmëruam qe për te bere diplomimin duhet te bëjmë 1 provim ne shtator me pagese 120 euro për te marre kredite për anglishten, shkruajnë studentet.
Ata shtojnë qe është e padrejte qe pikërisht ne ditën kur prisnin te diplomoheshin, u thonë se duhet te bëjnë një provim shtese me vlere 120 euro, pasi kane paguar njëherë.
Ju bej thirrje autoriteteve te Universitetit qe te zhbëjnë padrejtësinë emocionale, financiare dhe njerëzore kundrejt studenteve.
Ministres se Arsimit dhe Kryetares se Komisionit Parlamentar te Arsimit iu bej thirrje te ushtrojnë trysninë e ligjit qe studentet vlonjate te mos neperkembem.