Mbështetësi i Ramës ndryshon mendim: Jemi në hajdutokraci

Hënë, 16 July 2018 22:46

Shkrimtari dhe publicist i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, i cili jeton në Maqedoni ka analizuar mënyrën se si po qeveris Partia Socialiste. Përmes një komenti të publikuar në rrjetet sociale, Mehmeti thekson se veprimtaria politike përjetohet si pjesëmarrje në spektakël televiziv, ky kryepersonazh është kryeministri, e gjithë të tjerët ‘dublantë’ të tij.

“Në Shqipëri, veprimtaria politike kryesisht përjetohet si pjesëmarrje në spektakël televiziv, ky kryepersonazh është kryeministri, e gjithë të tjerët ‘dublantë’ të tij, në spektakël që duhet ta mbulojë të vërtetën se vendi është duke u bërë i pabanueshëm për rininë shqiptare. Po pra, shumica e politikanëve të ‘Shqipërive’ tona, ndryshe –ndryshe e përjetojnë veprimtarinë politike, por njësoj lezeçëm e shijojnë ‘hajdutokracinë’!”

Të njëjtin vlerësim ka bërë edhe për klasën politike në Maqedoni dhe në Kosovë, ku thekson se ata e kuptojnë veprimtarinë politike si diçka që të mundëson ta mbulosh hajdutërinë dhe injorancën.

 “Shqiptarët e Maqedonisë, veprimtarinë politike, kryesisht e kuptojnë si diçka që të mundëson ta mbulosh hajdutërinë dhe injorancën dhe që, nga ‘askushi’, të bënë të jesh ‘dikushi’! Në Kosovë, veprimtaria politike, kryesisht kuptohet si bajraktarizëm – jo me ‘allti’ në bel, por me kollare firmato në qafë – që të mundëson të të takojë edhe lavdia, edhe hajnia!”, ka përfundur Mehmeti.

Modifikuar më Hënë, 16 July 2018 22:50
Login to post comments