E turpshme/ Kjo është hakmarrja e Edi Ramës ndaj mediave

Tuesday, 17 July 2018 11:41

Në një akt të paprecedentë, policia gjobit mediat që transmetojnë direkt komisionet në Kuvendin e Shqipërisë, në përpjekje për të bërë transparencë dhe për të informuar publikun.

Në kohën kur policia po gjobit furgonët e transmetimit, të vendosur në trotuarin poshtë kryesisë së Kuvendit, mediat po transmetonin direkt Komisionin e Arsimit, ku po denoncohej mungesa e dëftesave për 420 mijë nxënësve, si dhe Komisioni i Ekonomisë, ku po faktohej pastrimi i parave të drogës në ekonomi.

Historikisht, mediat kanë transmetuar live nga i njëjti vend me mirëkuptimin e Kuvendit, i cili nuk u ka krijuar kushte televizioneve që të transmetojnë direkt pa u gjobitur me 50 mijë lekë.

PD, duke i bërë thirrje Kuvendit që të krijojë kushtet normale që televizionet të transmetojnë me cilësi dhe të pacensuruar, dënon si banditesk gjobvënien nga Policia për televizionet.

PD beson se gjobvënia ndaj mediave është e qëllimshme, që t’i detyrojë ato të ndërpresin transmetimet nga Kuvendi i Shqipërisë.

PD u bën thirrje mediave të mos heshtin, por të ngrenë zërin dhe të denoncojnë diktatin dhe çensurën e çdo forme që përdor qeveria kundër fjalës së lirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...