×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tërmeti shkund themelet e qeverisë, por jo teatrin!

Tuesday, 17 July 2018 15:37

Prej më shumë se dy muajsh, politika, artistët dhe media “ziejnë” nga debati për Teatrin Kombëtar. Të prishet apo jo? Të ndërtohet një i ri, apo të rikonstruktohet ekzistuesi?

Ka raporte të shumta falso nga institucionet shtetërore se Teatri Kombëtar rrezikon artistët dhe njerëzit. Madje e kaluan me procedurë të përshpejtuar projekt-ligjin për shembjen e teatrit, gjasme është një godinë me rrezikshmëri të lartë, duke u përpjekur kështu ti mbyllin gojën aktorëve dhe të mbushin xhepat e tyre sa më shpejtë. Por duket se Teatri po qëndron “kokëfortë” ndaj mashtrimeve të dyshes mafioze Rama-Veliaj.

Dhe prova e parë ishte para dy javësh kur një tërmet i fuqishëm 5.1 ballë goditi Tiranën. Teatri i rezistoi edhe sot tërmetit të pak minutave më parë me magnitudë 4.7 ballë.

Ndonëse janë një fatkeqësi, tërmetet ndodhën fiks në kohën e duhur për të hedhur poshtë çdo hamendësim dhe mashtrim të Veliajt se muret e teatrit mund të shemben duke rrezikuar jetën e aktorëve.

Me çështjen e Teatrit Kombëtar Rama dhe Veliaj duan  të shkatërrojnë pjesën më të vyer të Shqipërisë, historinë dhe krenarinë e shqiptarëve. Me zero respekt për dinjitetin dhe identitetin kombëtar afera 205 milionë dollarëshe te Teatri është një llokmë e majme të cilën Rama nuk mund ta lëshojë.

Por ata nuk mund t’ia hedhin paq kaq lehtë. Aktorët kanë qëndruar stoik ndaj kauzës së tyre dhe kanë paralajmëruar protesta deri në kthimin e vendimit.

I vetmi tërmet i radhës do të jetë ai që do shkundë themelet e qeverisë së Ramës! /55news

Modifikuar më Tuesday, 17 July 2018 16:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...