Shpërthen deputeti i PD: Lëri ciu-ciut në fb Erion, flit për vjedhjet që keni bërë

Tuesday, 17 July 2018 20:09

Deputeti i PD-së Myslim Murri ka kërkuar llogari nga deputeti socialist Erion Braçe hektarët e tokës që janë dhënë me qira në Divjakë të Lushnjës.

Përmes një postimi në “facebook” deputeti demokrat e pyet se ku ishte kaq vite kur u bën vjedhjet e kaq shumë hektarëve tokë.

“Nuk eshte krim i ri apo i sotem por nje “ marreveshje” biznesi e dates 6 shtator 2013 kur rilindja po futej neper zyrat e shtetit, se kishte fituar pushtetin. Ti Erjon aty ke qene ne kuvend prej dates 6 shtator 2013 dhe nuk guxove te thuash nje fjale per kete afere, edhe pse banoret e zones ta ngriten si shqetesim qysh ne ate kohe.” shkruan Murrizi.

 Postimi i plotë:

Pashe nje pseudo denoncim te deputetit te veteshpallur te DIVJAKES.

Per Ty Erjon qe mashtron sikur te dhimbsen banoret e kesaj zone, po te bej nje sqarim.

Se pari nuk jane 100 hektare toke te dhene me qera z Maksim Caclli por plot 293.42 hektare.

Nuk eshte krim i ri apo i sotem por nje “ marreveshje” biznesi e dates 6 shtator 2013 kur rilindja po futej neper zyrat e shtetit, se kishte fituar pushtetin.

Ti Erjon aty ke qene ne kuvend prej dates 6 shtator 2013 dhe nuk guxove te thuash nje fjale per kete afere, edhe pse banoret e zones ta ngriten si shqetesim qysh ne ate kohe.

Ish ministrin e bujqesise qe ka firmosur kete kontrate e ke patur ne kuvend per kater vjet rresht, por nuk guxove te beje gek sepse ti kishin bere synet nga gjuha apo ashtu ishte puna.

Edhe sot ben demagogun dhe nuk guxon te permendesh as Gencin qe e dha, as Mondin qe ja la dhe as Maksin qe e ka.

Pyet dhe shihi dokumentat qe ju kane mare MYZEQAREVE 293 hektare toke ne terbuf dhe qindra te tjere ne kular dhe fol me emra nese ke kellqe.

Ti je prej 5 vitesh ne pushtet dhe leri ciu ciut e fb sikur je parimore i madh.

Fol dhe per 4300 hektare lagune Erjon qe ja dhate Fitimit nga zharrneci, pastaj ja hoqet se nuk ishte besnik i partise.

Edhe per mbi 1000 kujntal peshk qe shesin ish trafikantet ne Itali te bashkise Divjake.

Mos bej si i forte me Nikon qe nuk ka haberin e kesaj pune.

Kjo eshte e verteta e ketij

“ krimi ministrore” qe Ti kerkon ta shesesh si “ moral” tendin.

dokument

Modifikuar më Tuesday, 17 July 2018 20:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...