Studimi/ Shifra të çmendura vdekjesh nga konsumimi i ilaçeve gabim

E mërkurë, 18 July 2018 14:41

Në Europë një pjesë e madhe e ilaçeve që merren me rekomandim nga mjeku (30-50%), nuk merret ashtu siç duhet, duke shkaktuar vdekjen e 194.500 personave çdo vit. Lajmi bëhet i ditur nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), e cila nënvizon se kostoja e gabimeve të marrjes së medikamenteve mund të shkojë deri në 125 miliardë euro në vit.

Ka raste kur pacientët i harrojnë, nuk i pinë, ngatërrojnë dozat duke i marrë më shumë ose më pak nga sa këshillohet nga mjeku. Ka ende pak informacion dhe pak instrumente për të mbështetur pacientin.

Rastin e denoncon një analizë mbi zbatimin terapeutik për të drejtat e të sëmurëve, prezantuar në Romë, Itali. Prezenca e sëmundjeve kronike, zhgënjimi për të mos kuptuar dot beneficet që përftohen nga kurimi, mungesa e të kuptuarit të terapisë që duhet ndjekur, janë disa nga motivet që shtyjnë pacientin për të mos i marrë në mënyrë të saktë mjekimet.

"Pikërisht mbi këto pika duhet punuar", shpjegojnë ekspertët. Për të përmirësuar ndjekjen e kurës, 13 rajone kanë 'shpresa' tek mjeku i familjes, e më pas tek specialistët, farmacistët dhe infermierët.

Asnjë rajon nuk e sheh si prioritare të 'mbajë shpresa' tek 'care-giver' familjar dhe profesional (siç janë kujdestaret për të sëmurët).

Modifikuar më E mërkurë, 18 July 2018 15:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...