Mbërrin në Tiranë presidentja kroate, pritet nga Meta

E mërkurë, 18 July 2018 17:29

Ashtu siç ishte lajmëruar presidentja kroate Grabar Kitarovic, ka mbërritur në Tiranë, pas ftesës së bërë nga homologu i saj, Ilir Meta. Pas pak pritet që ata të dy të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp në praninë e gazetarëve shqiptarë dhe kroatë.

Pas konferencës me gazetarët, Presidentja e Kroacisë do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu Presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ditën e nesërme ajo do të mbajë edhe një fjalim në Parlament, më pas do të vizitojë edhe qytetin e Beratit, ku bashkia ka vendosur t'i akordojë Presidentes titullin "Qytetar Nderi".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...