Pastrimi i parave/ Deputeti i PD-së tregon tre aktivitetet kryesore të Ramës

E mërkurë, 18 July 2018 18:04

Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24, akuzoi qeverinë se po e rrit varfërinë në vend me hapa të frikshëm.

“Opozita gjithnjë kryen një punë të mirë, pasi ka krimbin e dyshimit. Kur ne kemi ikur nga pushteti kanë qenë 450 mijë vetë të punësuar në sektorin privat jo-bujqësor, por janë shtuar 300 mijë thotë qeveria. I bie që të ardhurat të rriteshin me gjysmat e tyre, rritja është 3-4%, pra ka tregues që të bëjnë të dyshosh. Besoj që ekonomia shqiptare është në prag recensioni, jo në prag të krize por të një stanjacioni. Kjo sjell rritje të fukarallëkut, të skamjes, e nivelit më të ulët. Varfëria po rritet me hapa të frikshëm,” tha Mima.

Deputeti demokrat gjithashtu tha se qeveria po pastron paratë e krimit nëpërmjet 3 aktiviteteve:

“Rritja e numrit të lejeve të ndërtimit është gati 300% tregon që ka një presion për ta rritur këtë aktivitet.

Aktiviteti i dytë janë lojrat e fatit, sot numërohen rreth 4000 por do ketë dhe të tjera që s’janë deklaruar.

Po ashtu edhe aktivitetet që qeveria përpiqet t’i largojë nga taksat. Se kështu shmangin prezencën e organeve hetues,” tha Mima.

Si parandalohet futja e parave të krimit në ekonomi

“Duhet një shtet që nuk është njësh me mafien e krimin, por duhen njerëz që e duan vendin e tyre. Nëse drejtori i madh i një institucioni përfshihet në vjedhje e gjithëë hierarkia poshtë tij do përfshihet”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...