Pas reagimit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për konfrontimin e ofendimet e kreut të PD në Gramsh, Elmas Haruni kundrejt punonjësve të policisë, e menjëhershme ka qenë kundërreagimi i deputetit të PD-së Gent Strazimirit.
Përmes një postimi në “facebook” deputeti demokrat e quan Taulant Ballën “Edvini i Librazhdit”.
Bashkangjitur një videoje që qarkulloi kohë më parë në media se kryeministri Edi Rama ofendonte një qytetar, Strazimiri shkruan: “Se kjo edukatë na ka mbajt gjallë”.
Postimi i plotë
“Se kjo edukate na ka mbajt gjalle”…
P.S. Ne vend te pergjigjes per Edvinin e Librazhdit, qe tani njihet si derrkuci i Toyota Yaris…