Avokati Altin Goxhaj i ftuar në studion e SYRI.net ka dhënë prova se ndërtimi i kullave në vend të Teatrit Kombëtar po bëhet me para droge.
Sipas Goxhajt, kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur dje në emër të opozitës dhe tani duhet të nënshkruhet një marrëveshje me qytetarët që bëhet fakt.
‘Firma Fusha sipas të dhënave në QKR e QKB, ka të ardhura shumë të pakta që ka 100 apo 200 mln euro investim dhe nuk mund të financojë një ndërtim të tillë.
Dje Lulzim Basha doli e ju tha bankave apo financuesve që do të hidhen në erë kullat.
Pra ato nuk do financojnë. Ndërtimi i tyre pra i bie që të bëhen vetëm me paratë e drogës.
Tani Basha do të duhet të nënshkruajë një kontratë me qytetarët për ta formalizuar deklaratën e tij.
Të gjitha kokat më të njohura të Shqipërisë janë bërë bashkë me artistët’, është shprehur avokati Altin Goxhaj. /syri.net