Gati kullat e reja, ja vendi ku pritet të ndertohen

Tuesday, 24 July 2018 09:03

Në datën 4 korrik të këtij viti, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të kalojë në përgjegjësi administrimi të Bashkisë së Tiranës një sipërfaqe prej 25 004 m2 nga të cilat 2853 m2 i përkasin godinës së Gardës së Republikës. Sipërfaqja është në hyrjen veriore të Parkut të Liqenit, dhe kufizohet me Akademinë e Artve dhe Korupsin Universitar.

Në vendim propozues janë dy ministri, Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave dhe Ekonomisë që ia kalojnë pronën Bashkisë të cilën e kushtëzojnë me mosndryshim të destinacionit të godinës me qëllim “realizimin e projektit “Për hyrjen e parkut”.

Ajo çfarë është e qartë në dritën e zhvillimeve të fundit me ligjin që parashikon shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, është fakti se kalimi i pronës nga Ministria e Ekonomisë te Bashkia në një perspektivë i jep të drejtë kësaj të fundit që të trajtojë sipërfaqen si pronë të vet, pra jo shtetërore duke vepruar me të si pronar i ligjshëm. Është e kuptueshme se VKM-ja e tanishme është vetëm një hap I ndërmjetëm drejt vendimeve të mëtejshme për ngritjen e pallateve në hyrje të Parkut, aty ku kryebashkiaku Veliaj premtoi se nuk do të kishte asnjë m2 beton.

Më poshtë VKM-ja e plotë me planvendosjet:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, 5, 8 e 17, të ligjit nr. 8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli I Ministrave

VENDOSI:

Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Brendshme te Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të sipërfaqes 21 229 m2, nga të cilat 2 853 m2 ndërtesë, pjesë e pronës me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon”, me vendndodhje në zonën kadastrale nr. 8270, me numër pasurie 4/134, sipas hartës treguese dhe planvendosjes që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të sipërfaqes 25 004,3 m2, nga të cilat 2 021 m2 ndërtesë, pjesë e pronës me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon” me vendndodhje në zonën kadastrale nr. 8270, me numër pasurie 4/134, për realizimin e projektit “Për hyrjen e parkut”, sipas hartës treguese,  planimetrisë dhe planvendosjes që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
Prona me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon”, me vendndodhje në zonën kadastrale nr. 8270, me numër pasurie 4/134, sipas formularit bashkëlidhur këtij vendimi, hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr. 815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi.
Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia Tiranë dhe Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. /Respublika.al/auto_1-21532414937.pngauto_2-31532414944.png

Modifikuar më Tuesday, 24 July 2018 09:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...