Edi Rama është i vendosur për të gllabëruar pronën publike te Teatri Kombëtar. Pas mashtrimeve që u bëri artistëve të cilët i thërriste në takimet fasadë të Erion Veliajt, dhe pas miratimit me forcën e kartonave në parlament, kryeministri mësohet se do të tentojë mashtrimin e trupës diplomatike në vend.
Burime i thanë 55news.al se Rama ka ftuar në një takim ambasadorët, për t'u shpjeguar rendësinë e ndërtimit të 6 kullave mbi truallin e Tetrit Kombëtar. Takimi mësohet se do të zhvillohet përpara godinës së Teatrit.
Për këtë takim Rama ka nisur përgatitjet ditë më parë. Justifikimi para ndërkombëtarëve do të jetë gjendja e ndërtesës, ndaj të cilës janë stisur disa raporte mbi vjetërsinë e saj. Kauzë të cilën Veliaj e Rama e kanë përforcuar me rrënimin e fasadës së jashtme. Puntorë të Bashkisë janë parë pranë godinës dhe artistët kanë ngritur shqetësimin për prishjen me qëllim të fasadës, që më pas u filmuan për ti shpërndarë Rama në facebook.
Por të gjithë e kanë parë se as tërmeti që çau disa ndërtesa qeveritare dhe as shiu që depërtoi edhe brenda spitaleve 5 milionë euro të Ramës nuk vërtetoi alibinë për prishjen e Teatrit.
Për tu parë mbetet qendrimi që do të kenë ambasadorët. Do firmosin kullat e Ramës apo do të ndalojnë veprimet anti-kushtetuese të tij.