Vasili: BE në Tiranë dhe Vlahutin të heshtin se boll dëm kanë bërë

E mërkurë, 25 July 2018 20:09

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nëpërmjet një statusi në Facebook i ka bërë thirrje delegacionit të BE-së në Tiranë që më mirë të heshtë pasi sipas tij boll dëm kanë bërë.

Postimi i plotë

BE ne Tirane heshtni se boll demtuat!!!

Per Reformen e shkaterruar ne drejtesi ne i themi ja ujku,ndersa BE ne Tirane na tregon gjurmet.

Sistemit te drejtesise ne Shqiperi i kane prere koken,ndersa BE ne Tirane na tregon thonjte e kembes.

Shqiperia s'ka Gjykate Kushtetuese dhe te Larte dhe sistemi drejtesise eshte kapur nga rilindja,ndersa keta te BE ne Tirane na flasin per manikyrin e thonjve.

Shqiperine e mbyten parate e pista, krimi i organizuar dhe trafiku i droges keta e kane mendjen te vila "interesante" ne Rolling Hills.

BE ne Tirane pushoni,jeni shnderruar thjesht ne Fake Europa, Europa e vertete nuk eshte si ju.

Login to post comments