Deputeti Enkelejd Alibeaj, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike, denoncon njëanshmërinë dhe kapjen e procesit të “Vettingut.
Alibeaj denoncoi rastin e gjyqtarit Ilir Toska.
"Edi Rama vazhdon t’u thotë shqiptarëve si po pastrohet pallati i drejtësisë, por hesht kur gjyqtarë të konfirmuar rezultojnë "të kapur". Një prej tyre është Ilir Toska, kandidat i Ramës për KLGJ, i cili është vlerësuar nga shërbimet inteligjente se duhet shkarkuar nga organet e Vetingut. Toska rezulton si individ i mundshëm për t’u vënën presion nga strukturat kriminale, por ai u konfirmua nga Vetingu me urdhër të Edi Ramës.
Toska ka me zë dhe figurë se është përfshirë në korrupsion; SHISH u kishte dërguar autoriteteve më të larta të kohës, ish-presidentit Alfred Moisiu dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafajt, se ai kishte marrë para për të më mos dhënë masë disiplinore ndaj një gjyqtari të korruptuar. Por ai u konfirmua në detyrë. Ky nuk është rasti i vetëm.
PD do të vazhdojë të bëjë transprencën e procesit të korruptuar politikisht nga Edi Rama në vazhdën e projektit mafioz të kapjes së drejtësisë”, tha ndër të tjera Alibeaj.