×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Taksë për Sazanin dhe Karaburunin

E Enjte, 26 July 2018 19:12

Nga Nada Mecorapaj

Bashkia e Vlorës ka miratuar një taksë të re, që i shtohet barrës së shpenzimeve të një turisti, vendas a të huaj, që dëshiron të vizitojë ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit. 2 mijë lekë (të vjetra) më shumë do të paguajnë vizitorët, dhe kjo është mbi biletën e anijes dhe shpenzimeve të tjera ditore që kërkon një udhëtim i tillë.

Këshilltarët e opozitës e kanë kundërshtuar këtë vendim me anë të disa argumentave me të cilat unë pajtohem. Kështu, qeveria lokale apo kombëtare nuk ka bërë asnjë investim apo promovim të Sazanit dhe Karaburunit, kështuqë shpenzimet janë zero dhe nuk e përligjin taksën. Promovimi i vetëm i ishullit dhe gadishullit është bërë nga operatorët turistikë privatë. Duhet shënuar se kjo taksë e re i pengon këta operatorë sepse turistët, sidomos shqiptarë, do ta llogarisin këtë si shpenzim shtesë.
Gjithashtu, kjo taksë vjen në mes të sezonit turistik, pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë punë publike për ta justifkuar.
Shkurt, kjo është një taksë mbi natyrën dhe mbi pronën publike.

Modifikuar më E Enjte, 26 July 2018 19:15
Login to post comments