Kryetari i opozitës Lulzim Basha doli ditën e sotme në një bashkëbisedim me gazetarët, ku nga aty bëri me dije se nëse shembet Teatrit, atëherë të njëjtën gjë e pret çdo projekt mafioz.
Basha bëri me dije se po përgatitet padia penale për arkitektin e Teatrit të Ri, Bjorke Ingels, si këtu dhe si dhe në Prokurorinë e Danimarkës.
"Nëse vihet dorë mbi Teatrin Kombëtar, mina apo rruspa, të njëjtën gjë e pret çdo projekt mafioz, minat ose rruspat! Ne do të bëjmë gjithçka për ta shmangur, por njoftimin do ta bëjmë publikisht me shkrim: Minat dhe rruspat i presin dhe kjo është më e pakta, se i pret një gjë më e rëndësishme, një kontroll që do t’u duket Vetingu si piknik. Që nga Bjorke Ingels, për të cilin po përgatitet padia penale këtu dhe ë Prokuroinë e Danimarkës deri tek blerësi më i rëndomtë i ndonjë prone të ngritur mbi këtë krim monstruoz."