Deputetja e Partisë Demokratike, në deklaratën për shtyp kërkoi të anulohet koncensioni i Check up-it.
Sipas PD-së, Vilma Nushi personi përgjegjës, paguhet për punë të pakryer, me rreth 7mln euro në vit që të bëjë 475 mijë kontrolle.
“Sipas kontratës korruptive të Edi Ramës, shteti është i detyruar ti paguajë Vilma Nushit çdo qindarkë të 7 mln eurove edhe sikur check up-in të mos e bëjë as edhe një qytetar i vetëm. Ky skandal shkatërron shëndetësinë dhe pasuron Vilma Nushin.”, tha Vokshi.
Vokshi shton se 7 mln eurot e koncesionit të Check up-it do të mjaftonin për rritjen e pagave. KLSH gjithashtu ka konfirmuar dështimin.