Aktori Julian Deda ka ironizuar situatën në të cilën ndodhet Erion Veliaj dhe Edi Rama pas kthimit mbrapsht të ligjit që Presidenti Ilir Meta bëri ditën e premte. Ai ka postuar në profilin e tij në facebook bisedën që e quan “Telefonata e fundit”.
Për më tepër lexoni postimin:
Telefonata e fundit.....!
(Bie zilja)
F: Alo, shef si kalove?
E: Ho mer gamor ku je? Nji gjo te lash e s'e bone dot.
F: Se di shef, jam shume i merzitur. Nuk e prisja nga Iliri.
E: Ça nuk prisje ti mor langaraq? A the vet se do e rregulloje ti me Liken?
F: Te thashe dhe u mundova pafund por nuk ja dola.
E: Po pse qurravitesh tashti. Po ti per vete e ke, se po nuk e majte mire me Liken, harroje Tironen. Na more n'qafe o i marum.
F: Po te lutem mos me shaj me se pak i merzitur jam, me shan edhe ti dhe pastaj do kaloj ne depresion.
E: Leni mor keto viktimizimet ti por shif se e ke dhi muhabetin. Edhe nji gjo, mos u sill restoranteve me Blushin me bo plane kunder meje se e di ti pastaj...!
F: Pse e paske marre vesh edhe kete?
E: Amon mos na boj me qesh po ik tashti e rrej dynjone me noj video sikur po punon dhe mos harro, nese nuk prishet Teatri gjej vrime e futu, se i kom dhone fjalen robve.
F: Mire shef, do mundohem. Mirupafshim dhe ja kalofsh bukur kete fundjave te nxehte.
E: Ik ere budalla.
P.s. Sqarim. Meqe Edi dhe Eri i kishin njesoj inicialet, per efekt dallim Erin e quajta F si Fiku. Faleminderit per mirekuptimin.