Këshilltarja e Bashkisë së Tiranës Mirela Bogdani e cila pak ditë më parë deklaroi hapur largimin e saj si pjesë e mbështetjes ndaj Erion Veliajt në këtë këshill, i ka kthyer përgjigje nënkryetarit te Bashkisë Andi Seferi. Ky i fundit, është në këtë pozicion për shkak të koalicionit që partia e Bamir Topit,FRD, ka bërë me Erion Veliajn. Edhe Bogdani është pjesë e kësaj force politike, por që pak ditë më parë deklaroi se s'mund të vazhdonte të ishte një notere e vendimeve të njëanshme të Veliajt. Bogdani thekson se vazhdon të jetë përfaqësuesja e 6 mijë votave të FRD-së në Këshillin Bashkiak dhe se nënkryetari i Bashkisë Seferi vazhdon të nënshtrohet si vasal i Veliajt, nisur nga deklarat që ky i fundit ka bërë se këshilltarja nuk mund të jetë më pjesë e FRD-së.
Më poshtë reagimi i Bogdanit:
Ne pergjigje te rrogetarit te Ven Bashlise,
Sot Andi Seferi, nenpunesi i FRD-se ne Bashkine e Tiranes, i punesuar aty si pasoje e koalicionit FRD-PS ne zgjedhjet e fundit lokale, ka bere nje deklarate personale, sipas te ciles vendimi i Mirela Bogdanit per tu larguar nga koalicioni i majte nuk perfaqeson FRD-ne.
Z.Seferi, se pari une perfaqesoj 6000 qytetaret e Tiranes qe me kane dhene voten, kurse ti je thjesht nje vasal dhe vartes i Erjon Velise dhe interesi jot i vetem eshte ti besh hyzmetin rroges dhe pozicionit te nenkryetarit, te cilat jane e vetmja gje qe te shqeteson ti humbasesh. Une jam e zgjedhura e qytetareve, ti je hyzmeqari i Erjon Velise.
Se dyti, une edhe sepse anetare e Kryesise se FRD-se, drejtuese e Departamentit te Integrimit, anetare e deges se Tiranes – ndryshe nga fleterrufeja jote infantile ku thua qe nuk perfaqesoj prej kohesh asnje forum - dhe mbi te gjitha e vetmja keshilltare e votuar nga qytetaret per FRD-se ne Tirane, ne vendimin dhe deklaraten time nuk kam folur ne emer te FRD-se, por timin personal.
Se treti, kush je ti qe flet ne emer te FRD-se? Qendrimin zyrtar per vendimin tim duhet ta japin strukturat drejtuese te partise dhe Kryetari i saj Z.Bamir Topi.
Se katerti, ti mund te vazhdosh te jesh nenpunesi i bashkise, sepse dukshem kryetari i saj do te shperbleje per fleterrufene vasale dhe lepirese, po ti nuk mundet qe i “vete-pagezuar” si “krahu i djathte i Bamir Topit” te shprehesh ne emer te nje partie te tere, qe akoma nuk eshte mbledhur per te shprehur qendrimin e saj, ta shapallesh veten si “perfaqesues i koalicionit”.
Se katerti, kush je ti qe “lajmeron” se ne cilin koalicion do te jete FRD-ja ne zgjedhjet e ardhshme? Ate vendim gjithashtu e marrin strukturat e partise, dhe jo ti me Erjon Veline, aty te paradhoma e tij, ku dhe eshte ideauar dhe shkruar kjo leter.
Dhe duke folur per zgjedhjet e ardhshme, shpreh bindjen dhe besoj fort se FRD dhe te gjithe forcat e djathta duhet te bashkohen ne nje front te fuqishem opozitar, sepse vetem keshtu mund te thyejne diktaturen e se keqes qe eshte instaluar dhe po perhapet frikshem ne kete vend.