Si po coptohen dhe po falen territoret shqiptare

Diel, 29 July 2018 10:10

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur dritë mbi coptimin e territoreve shqiptare, e cila po bëhet në fshehtësi të plotë më marrëveshjen Rama-Bushati-Athina.

Lexoni më poshtë postimin e Berishës:

Jorgo Zografi i dyte dhe Ditzi Tradhtar Bushati pohojne publikisht tradhtine e tyre!

Te dashur miq, Zografi i dyte, siç po e therrasin tani se fundmi mediat Edvin Kristaq Ramen, per shkak te marreveshjes se tij te fshehte me kryeministrin e Greqise ne Londer per coptimin e ri te trojeve shqiptare, me zedhenesin e tij Ditzi Tradhtar Bushati, per te mbuluar aktin e larte te tradhetise tyre kombetare bejne tutkunin dhe deklarojne se nuk dine se çfare do te thote zgjerimi i ujrave territoriale dhe Zones Ekskluzive Ekonomike te Greqise.

Keshtu, dy dite me pare gazetari i Zerit Amerikes, i cili natyrisht ka lexuar deklaratat e ministrit te mbrojtjes te Greqise, Kamenos per zmadhimin e atdheut te tij helen me marreveshjen e re te detit me Shqiperine dhe deklaraten kryeministrit Cipras pas marreveshjes se fshehte te Londres me Zografin e dyte, se me kete marrveshje Greqia fiton territore te rendesishme ne Zonen Ekskluzive Ekonomike (dmth triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi te Shqiperise) mbeti pa fryme me pergjigjen qe i dha pyetjes se tij Ditzi Tradhtar Bushati, kimizmi i te cilit me ministrin Kotzias ka marre dhene.

Pyetja e gazetarit te Zerit te Amerikes per Ditzi Tradhtar Bushatin ishte si vijon:

“Zoti ministër, homologu i juaj grek ka thënë se shumë shpejt Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale. Çfarë ka dashur të thotë ai me këtë deklaratë?”

Ditziu kesaj pyetje kuptimi i te ciles eshte i qarte per çdo njeri iu pergjigj si tutkun. Ai, per te mbuluar coptimin e ri te trojeve shqiptare me marreveshjen e fshehte te Londres tha:

“Unë nuk e di se çfarë ka dashur të thotë ministri i jashtëm grek,por di që i gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare, nga konventa mbi të drejtën e detit, nga parimet e të drejtës kushtetuese dhe legjislacionet respektive.”

Me kete pergjigje Jorgo Zografi i dyte dhe Ditzi Tradhtar Bushati pohojne perfundimisht se ata kane firmosur zmadhimin e atdheut helen siç deklaron ultranacionalisti dhe ministri i mbrojtjes Kamenos dhe zgjerimin e rendesishem te Zones Ekskluzive Ekonomike te Greqise siç pohon Kryeministri Cipras, duke i rrembyer Shqiperise mbi 1250 km katror det dhe triliona fuçi nafte dhe meter kub gaz pasuri perrallore kombetare te saj. Por jo vetem kaq, por ata e justifikojne kete coptim te dyte te trojeve shqiptare si te bazuar ne Kushtetuten e Shqiperise dhe ligjin nderkombetar.

Me kete rast te dashur miq, le t’u themi ne ketyre dy tradhetareve se ata do pergjigjen me gjithçka per aktin e tyre te tradhetise se larte kombetare dhe se shqiptaret nuk do pranojne kurre dhe per asnje çmim marreveshjen e tyre te coptimit te ri dhe faljes se territoreve shqiptare Greqise. sb

Login to post comments