Ish-kryeministri Sali Berisha publikon mesazhin e një qytetari, sipas të cilit deputeti i PS, Erjon Braçe është pjesë e një investimi në Lagunën e Karavastasë.
Bëhet fjalë për një bar restorant pizzeri, të ndërtuar në një zonë të mbrojtur dhe njëkohësisht pa leje ndërtimi.
“Braçe futet thellë në Lagunën e Karavastasë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb”, shkruan Berisha, ndërsa më poshtë publikon edhe mesazhin e qytetarit.