PD: Si anëtari i Vettingut falsifikoi dokumentacionet (VIDEO)

Hënë, 30 July 2018 13:24

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj si dhe edhe Këshilltari Ligjor i kësaj partie, Gazmend Bardhi dolën në një konferencë për mediat nga selia blu, duke denoncuar kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.

“Sot PD do të bëjë transparencën, si një nga 12 komisionerët e Vettingut, ka falsifikuar dokumentet për tu bërë pjesë e Vettingut”, tha Alibeaj.

Pjesë nga deklarata e Alibeajt:

Partia Demokratike pyet sot, atë që do të pyeste çdo shqiptar:

Nëse në vitin 2015 Lulzim Hamitaj do të ishte i pajisur me çertifikatë që provon se zotëron nivelin e pwrparuar C1, atëherë pse në aplikimin e vitit 2016, deklaron se zotëron anglishten në nivelin fillestar B1?

Qytetarët kanë të drejtë të mësojnë përgjigjen e kësaj pyetje.

Edhe njw fakt tjetwr.

Çertifikata e dorëzuar gjatë aplikimit për në organet e vettingut, mban datën 6 Prill 2015.

Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Lulzim Hamitaj, në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka dhënë provimin dhe është pajisur me çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze, nuk ka qenë në Shqipëri!

Dokumentet zyrtare tregojnë se Lulzim Hamitaj, Komisioneri i vettingut, nuk ka qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka zhvilluar testimin dhe është pajisur me çertifikatë, pasi rezulton se, ai ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë në datën 28 Mars 2015 ora 11:10 min dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 23 Korrik 2015 në orën 07:08 min.

Partia Demokratike pyet sot Komisionerin e vettingut Lulzim Hamitaj:

  • • A është Çertifikata e gjuhës angleze e depozituar pranë organeve shtetërore, një dokument i falsifikuar?
  • • A është siguruar kjo çertifikatë në vitin 2017, dhe jo në vitin 2015 siç shënohet në të, për efekt mashtrimi të organeve shtetërore përgjegjëse?
  • • A ka kontaktuar Lulzim Hamitaj me shtetasin me inicialet B.Ç për të siguruar këtë dokument të falsifikuar?
  • • A ka frekuentuar ai ndonjëherë Qendrën që e ka pajisur me çertifikatë dhe a ka bërë ai ndonjëherë testin e gjuhës angleze në këtë Qendër?
  • • A korrespondon numri i referencës sw certifikatws sw gjuhws angleze, 4571, në regjistrin e Qendrës me emrin e Komisionerit të vettingut Lulzim Hamitaj?
  • • Pse çertifikata e depozituar prej tij nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës?

Pajisja e individëve me çertifikata të falsifikuara ka qenë pjesë e një investigimi të realizuar nga emisioni Fiks Fare në datë 29 Shtator 2015, pas të cilit organi i prokurorisë nisi hetimet dhe Qendra, ku anwtari I vettingut Lulzim Hamitaj, ka marrw ceritifikatwn e gjuhws angeleze, u mbyll.

Qartësisht në investigimin e këtij emisioni rezulton se dallimi midis një çertifikate të rregullt dhe një çertifikate të falsifikuar është fakti se çertifikata e falsifikuar nuk mban vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Modifikuar më Hënë, 30 July 2018 13:33
Login to post comments