Kështu i ndodhi mësuesve që kërkojnë lekët e transportit

E Enjte, 02 August 2018 15:10

Nga Luçiano Boçi/

I hapur me bujën e zakonshme që Edi Rama u jep veprimeve të veta, portali i bashkëqeverisjes është shndërruar thjesht në një pikë shfrimi, ku qytetarë të ndryshëm nxjerrin mllefin e tyre për hallet e problemet e pafund, pa gjetur asnjë zgjidhje.

Sepse në anën tjetër të tij janë qeveritarët, që qeshen, përqeshen e bëjnë gallatën e radhës me njerëzit.

I shkruajnë hartime me cinizëm hallexhinjve, se filan ligj, kollan maliq, X paragraf, Y shkresë me numër 123, 122, 132,....., i pengon.

Ose i thonë me tallje: “Problemi juaj është i drejtë, por ju s’keni të drejtë”.

Ose e kalamendin në zyra pa fund: “Do shkosh tek zyra majtas, pastaj korridori djathtas, pastaj ndërtesa afër rrugës, aty është një njeri me kapele, kati i .....”, derisa njeriu i shkretë e le gjithçka në mes.

Kështu i ndodhi dhe mësuesve që kërkojnë sipas ligjit, lekët e transportit.

Mirë që rroga nuk i rrisin, por nuk i japin dhe mundin që i takon.

Dhe e dini cila është përgjigja përqeshëse e portalit?

Nuk ju paguajmë sepse Ministria e Arsimit ka humbur gjyqet për pushimet e padrejta të mësuesve nga puna!!? (shkresa në foto).

Hajde tallje hajde!!!

Se ç’lidhje ka paaftësia e kësaj ministrie me mësuesin e shkretë që rropatet për ato pak lekë, hajde gjeje.

Por portali për këtë punë na qenka: Për të sorrollatur e përqeshur njerëzit.

Sipas qeverisë: Me mbajt njerëzit me gajret, se për zgjidhje askujt s’i pëlcet.

auto_38167293_1208512825956976_6162815583386599424_n1533213954.jpg

Modifikuar më Premte, 03 August 2018 16:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...