Kthimi i ligjeve/ Ilir Meta: Shkelnin Kushtetutën, nuk mund të rrija indiferent

Premte, 03 August 2018 16:32

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në Shkodër ku promovoi “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”, nga ku iu pwrgjigj edhe pyetjeve lidhur me kthimin e dy pr/ligjeve atë të Teatrit Kombëtar dhe tatimit mbi të ardhurat, që ka të bëjë me lojërat e fatit.

Ai u shpreh se po bëhet gati 1 vit nga momenti i fillimit të detyrës si president dhe deri më tani numri i ligjeve të kthyera janë vetëm 3.

“Ai i tarifave gjyqësore, që u reflektua nga kuvendi, pasi ishin të papërballueshme nga qytetarët, së fundmi edhe 2 ligjet ai për teatrin dhe tatimi mbi të ardhurat, që ka të bëjë me lojërat e fatit. Në arsyetimet e bëra bazohemi në kushtetutë dhe në interesin kombëtar, kuvendi ka detyrimin t’i rishqyrtojë, të reflektojë ose jo në varësi.

Presidenti nuk mund të qëndrojë indiferent apo të qëndrojë në heshtje për çështje që krijojnë probleme në raport me parimet kushtetuese, objektivat që kemi sa i takon shtetit, shoqërisë, detyrimeve ndërkombëtare etj, apo që mund të krijojnë precedente shqetësuese në të ardhmen, që mund të cenojnë autonominë e pushtetit vendor. Duhet te evitojmë çdo precedent.

Unë besoj se ruajtja e gjithçkaje që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore, historike, muzeale, është detyrë e të gjithëve. Për fat të keq në të kaluarën nuk jemi treguar të kujdesshëm ndaj këtyre vlerave, kemi dëmtuar shumë prej tyre. Historia e shtetit tonë nuk është shumë e vjetër dhe kemi nevojë të jemi më të përgjegjshëm për çdo vlerë që kemi nga e kaluara. Sot lexova dokumentet e një historiani shqiptar se gjatë Luftës së Dytë Botërore për çlirimin e Tiranës, edhe pse Mehmet Shehu u kishte kërkuar anglezëve që për lirimin nga nazistët të bombardohej qendra e Tiranës, ata nuk kishin pranuar këtë urdhër për arsye se nuk kishin dashur të dëmtohej ky kompleks godinash, që mbart vlera të rëndësishme për kryeqytetin.

Në këtë drejtim besoj se kur ekziston vullneti mire, mundësia është për të mirëmbajtur teatrin ekzistues dhe për të ndërtuar një të ri, që Tirana si kryeqytet i shtuar në numër, ka nevojë për teatër të ri, qendra të reja të zhvillimit të kulturës etj. Të gjitha mund të ndodhin duke respektuar Kushtetutën dhe legjislacionin qe ka vendi ynë. Pra nuk ka nevojë për ligj të ri, apo precedent që na nxjerr nga shinat e funksionimit të shtetit ligjor”, tha Meta.

Modifikuar më Premte, 03 August 2018 16:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...