×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

PD: Rasti i gjyqtares Ukperaj zbërthen skemën e Ramës për kapjen e Drejtësisë

Saturday, 04 August 2018 12:52

Prej të paktën një muaji, shqiptarët janë bërë dëshmitarë sesi vettingu është shndërruar në një proces që nuk pastron Pallatin e Drejtësisë, por mban në sistem gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar.

Brikena Ukperaj, gjyqtarja e Apelit në Vlorë është një nga rastet kur vettingu ka vepruar me dy standarde, duke ligjëruar pasuri të pajustifikuara të gjyqtares Ukperaj.

 Mosjustifikimi dhe mungesa e një hetimi të thelluar nga organet e vettingut për një shtëpi në emër   të bashkëshortit;

 Problemet për blerjen e një automjeti, për të cilin organet e vettingut nuk hetuan me vëmendje, si dhe

 Mosverifikimi i plotë i ankimit të familjes Bodo kundër vendimit të dyshimtë për aferën e 200 hektarëve tokë në Karaburun, që favorizoi deputetin socialist Fidel Ylli;

 Këto janë tre pikat e errëta të vendimit të organeve të vettingut, që po mban në sistemin e drejtësisë gjyqtarë të korruptuar.

Arsyeja përse Brikena Ukperaj ka kaluar shkallën e parë të vettingut, pavarësisht problemeve me pasurinë dhe vendimit për aferën e 200 hektarëve në Karaburun, shpjegohet me skemën e Edi Ramës për të kontrolluar Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Që skema e Ramës për kapjen e qeverisë së gjyqësorit të realizohet, gjyqtarja e Apelit të Vlorës duhet të shpallë kandidaturën për në KLGJ.

Brikena Ukperaj është person kyç në skemën e Edi Ramës, dhe po nxitet prej tij të aplikojë për ta zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Me shumë gjasë, gjyqtarja e Apelit të Vlorës, me pasuri të pajustifkuar, por e konfirmuar në detyrë, do të mbetet e vetmja kandidate potenciale për në KLGj, duke qenë kështu një kamikaze në këtë Këshill dhe zbatuese e qartë e skemës së Edi Ramës për të kapur sistemin gjyqësorë, vëcanërisht Gjykatën Antikorrupsion.

Me një gjyqtare lehtësisht të shantazhueshme për pasuritë e pajustifikuara dhe vendimet e dyshimta, Edi Rama e ka më të lehtë kapjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor akoma pa u ngritur, duke e shndërruar reformën në drejtësi në një farsë politike dhe duke shuar shpresat e shqiptarëve për një drejtësi që ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Qytetarët kanë të drejtë të dijnë se nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Brikena Ukperaj do të ishte shkarkuar nga detyra, si një nga gjyqtarët e korruptuar.

Partia Demokratike shpreh edhe njëherë shqetësimin se procesi i vettingut, i diktuar nga Edi Rama, po mban në sistem gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, në kundërshtim me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...