Deputeti demokrat Gent Strazimiri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së Erjon Veliajt sipas të cilit “humbja e identitetit të Tiranës është reale për 200 mijë banorë por jo për 800 mijë të ardhurit”.
Strazimiri thekson se të ardhurit erdhën që të urbanizohen në Tiranë dhe jo të ruralizojnë kryeqytetin.
Postimi i Gent Strazimirit
A mund të jetë ky KRYEQYTETARI i kombit?!
Ky shpifësirë jo që nuk bën për të menaxhuar kryeqendrën e shqiptarëve, por as atë fshatin më të humbur në rrëzë ku ka varrin e gjyshit!!!!
Nëse sot 800 mijë shqiptarë synuan e synojnë Tiranën dhe jo fshatin e gjyshit tënd varrhumbur, është për shkak të nevojës që ndjejnë për t'u urbanizuar, për t'u shkrirë e për t'u bërë pjesë e trashëgimisë e qytetarisë për të cilën kontribuan disa breza vendalinjsh e jabanxhinjsh QYTETARË, të paktën në 120 vitet e fundit të jetës se KRYEQYTETIT!
Erdhën të URBANIZOHEN në KRYEQYTET, jo të RURALIZOJNË KRYEQYTETIN!!!!!
Kështu që as në emër të tyre nuk flet dot qurravec!!!