Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Grykën e Rugovës, në Kosovës, ku nga aty u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të shkojnë ta vizitojnë.
Meta ka publikuar mëngjesin e kësaj të hëne një video, ku shfaqet duke bërë disa sporte ekstreme.
Postimi i Metës në Facebook:
Mirëmëngjes të dashur miq dhe një javë të mbarë!
 Kush dëshiron të përjetojë një eksperiencë fantastike në Grykën e Rugovës duhet të shijojë Zip-Line. Është një adrenalinë e paparë! 
 Sportet ekstreme do të mbeten përherë të dashura për mua! 
																					
								
 
 
						
																									
																									





