Transportonte dasmorë apo drogë? Piloti i helikopterit u shkarkua nga FA për thyerje të rënda të disiplinës

Hënë, 06 August 2018 19:34

Paraditen e së hënës, u raportua se një helikopter që po transportonte dasmorë u rrëzua në qytetin e Korçës për shkak të një defekti teknik.

Megjithatë, ish-kryeministri Berisha pretendon se në të vërtetë helikopteri transportonte drogë dhe se i përket kompanisë, pas së cilës fshihet Olsi Rama dhe Gaz Demi.

Policia nuk ka dhënë ende ndonjë version zyrtar për ngjarjen, por nga të dhënat paraprake rezulton se piloti Altin Lama nuk është një emer i panjohur.

 

Rreth dy vitë më parë, saktësisht më datë 2 maj 2016, rezultaon se Lama u shkarkua nga detyra e shef të Sigurisë Ajrore në Komandën e Forcave Ajrore në Rinas me motivacionin “për shkelje të rëndë të disiplinës”.

Shkarkimi u bë me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes, në përfundim të hetimit administrativ për aksidentin me helikopterin ec 145 në ujërat e liqenit të Shkodrës, ku humbën jetën pilotët Floran Deliu dhe Donald Hoxha.

Largimi i tij nga Forca Ajrore është bërë me motivacionin “për shkelje të rëndë të disiplinës”. Burime pranë ministrisë së mbrojtjes  thanë se nënkolonel Altin Lama duhej të ishte në detyrë ditën e 6 prillit, kur edhe ndodhi aksidenti ajror, ndërkohë që ai ndodhej në fluturim si pilot në një agjenci private fluturimi.

Sipas listës së miratuar, nënkoloneli Lamaj ishte zyrtari i fundit në bazën e Farkës, që firmoste lejen e fluturimit dhe konfirmonte kontrollin e pilotëve që do të niseshin me mision trajnues. Por prania e tij ka qenë fiktive në detyrë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...