Putini po ndërton një forcë paramilitare serbe në Bosnjë

Premte, 10 August 2018 16:08

Kushdo që ka dyshime se Rusia do të mbushë vakuumin politik të lënë nga SHBA në Europë duhet të hedhë sytë nga Ballkani. Në vitet e fundit, me zbehjen e vëmendjes së Uashingtonit në rajon, Rusia ka shfrytëzuar mundësitë për të nisur operacione influence në rajon.

Objektivi kryesor nuk është Kroacia, e cila është anëtare e BE-së dhe NATO; as Serbia, e cila ka lidhje historike me Moskën. Kremlini është fokusuar në Bosnjë Hercegovinë, një vend i orientuar nga Perëndimi, megjithatë i destabilizuar dhe i brishtë, veçanërisht aktualisht kur po afrojnë zgjedhjet e tetorit.

Në aspektin administrativ, Bosnja është e ndarë mes dy etnive: Federata e Bosnjë Hercegovinës e cila përfshin popullatat kroate dhe boshnjake dhe Republikën Srpska, e cila ka një shumicë serbe. Politika rusë është fokusuar në forcimin e instinktit separatist të serbëve.

Në shtator, ne kryeqytetin Banja Luka të serbëve të Bosnjës do të hidhet gurthemeli i një kishe ortodokse të sponsorizuar nga Rusia, e cila do të ngrihet në nderim të Carit Rus Nikolai II, që i erdhi në ndihmë Serbisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Me të përfunduar, në këtë kishë do të ofrohen shërbime kishtare si nga priftërinjtë serbë ashtu edhe nga ata rusë.

Por, intensifikimi i bashkëpunimit mes serbëve të Bosnjës dhe Rusisë po kanalizohet përmes forcave të sigurisë së Republikës Srpska. Këtij “shteti” nuk i lejohet të ketë ushtrinë e vet, sipas marrëveshjes së Dejtonit që i dha fund luftës së Bosnjës në 1995. Megjithatë, ka një forcë policore- e cila po vendoset nën patronazhin e Moskës.

Në 2016, gjatë një vizite zyrtare të një delegacioni rus në Bajna Luka, bisedimet u fokusuan në vendosjen e një partneriteti mes Republikës Srpska dhe policisë ruse mbi çështjen e mbledhjes së informacioneve sekrete. Republika Srpska ka pranuar një kontingjent me trajnues rusë dhe po ashtu dërgon militantë për trajnim në Moskë.

Sakaq, me pretekstin e forcimit të kundërterrorit, Republika Srpska ka forcuar policinë e saj duke modernizuar armët me ndihmën e Rusisë. Ministria e Brendshme e Republikës Srpska ka blerë 2,500 armë nga Zaztava Arms, një prodhues serb në Kragujevac, armë këto të cilat janë 10 herë më të fuqishme se vetë armët e forcës së policisë së Sarajevës. 55news.al(Marrë me shkurtime nga Foreign Policy).

Modifikuar më Premte, 10 August 2018 16:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...