Shisnin kokainë në tallavatë e kryeqytetit, arrestohen flagrancë dy persona

Tuesday, 14 August 2018 15:54

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, për shpërndarje të lëndëve narkotike në lokalet me muzikë tallava të Tiranës. Siç raporton policia të arrestuar janë Agostin Zefi, 56 vjeç dhe Zef Bokaj, 30 vjeç, të dy nga Lezha. Brenda në makinën e tyre të tipit “Audi” është gjetur një qese me kokainë.

Në  cilësinë e provës materiale janë sekuestuar: 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, automjet tip “Audi” dhe tip “Renault” dy aparate celularë. Operacion policor i koduar “Pazari i Mesnatës”, u ndërmor nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Njoftimi i policisë

Operacion policor i koduar “Pazari i Mesnatës”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin shisnin lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, në lokalet me muzikë dhe tallava të kryeqytetit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”, automjete dhe aparate celularë.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pazari i Mesnatës”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

  • • A. Z, 56 vjeç, banues në Lezhë.
  • • Z. B, 30 vjeç, banues në Lezhë.

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” në lokalet me muzikë dhe tallava, në zona të ndryshme të Tiranës dhe në saj të punës së mirëorganizuar hetimore është bërë arrestimi i tyre në flagrancë pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin këta shtetas u gjetë një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestuar:

  • • 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
  • • Automjet tip “Audi” dhe tip “Renault”.
  • • Dy aparate celularë.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkpunim” të parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve A. Z., dhe Z. B.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...