Vasili takim me përfaqësuesin e OSBE: Shitblerja e votës po kërcënon demokracinë

E mërkurë, 15 August 2018 14:47

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka zhvilluar sot një takim me Mark Pritchard, përfaqësues i posaçëm i OSBE për Europën Juglindore, dhe Ambasadorin Andreas Nothelle, nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së. Në qendër të këtij takimi, Vasili diskutoi me Pritchard për zhvillimet aktuale politike në Shqipëri, ndërsa u ndal gjerësisht tek Reforma Zgjedhore. Ai tha se LSI dhe kryetarja e saj, Monika Kryemadhi vazhdimisht kanë shprehur mbështetjen për Reformën Zgjedhore.

“Po i afrohemi muajit shtator dhe në qershorin që vjen kemi zgjedhje. Të bësh ndryshime në sistemin zgjedhor e të realizosh zgjedhje sipas atyre ndryshimeve duhet kohë, sepse duhet të trajnohen mirë e siç duhet njerëzit, qe është diçka që s’realizohet dot për zgjedhjet lokale. Shpresoj që përmes vizitës tuaj të shtyni që këto gjëra të bëhen me ritme sa më të shpejta”, tha Petrit Vasili.

Po ashtu ai u ndal edhe tek fenomeni i shitblerjes së votave, që sipas tij është prezent në vendin tonë. “Problemi kryesor është shitblerja e votave. Duhet zgjidhur problemi i shitblerjes së votës sepse përmes tyre del një pushtet i korruptuar, media e kapur, siç e kemi tani, dhe problemi nuk është më thjesht i partive politike por shitblerja e votës është një problem kërcënues për demokracinë. OSBE duhet ti adresojë gjërat në mënyrë më të drejtpërdrejtë. Ne kemi që në 2016 që kemi bërë propozimet tona në tavolinën e komisionit se si mund të luftohen këto gjera por nuk janë marrë parasysh. Roli i LSI në të ardhmen do të jetë që të shtyjë për realizimin sa më parë të Reformës Zgjedhore dhe implentimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet”, tha Vasili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...