Zbardhet telefonata e deputetit të PS-së me njeriun e Shullazit

Premte, 17 August 2018 14:05

Janë zbardhur telefonatat e përgjuara ndërmjet deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe Gilmando Danit, njërit prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Emiljano Shullazit, aktualisht në burg.

Deputeti socialist u përfshi në hetimet e nisura në shkurt të 2016-ës nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila kishte vënë në përgjim Emiljano Shullazin dhe bandën e tij për shkak të pazareve me ish-hotel Vollgën.  Një nga telefonatat, që iu bë Danit, ishte nga Çyrbja, në atë kohë zyrtar i lartë i Hipotekës së Durrësit,.

Ajo telefonatë u bë sapo një oficer i Policisë Gjyqësore shkoi në zyrat e Hipotekës në Durrës për të sekuestruar procedurën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës.

Ish-zyrtari, aktualisht deputet i PS, e informoi Danin se prokuroria po hetonte për aferën me ish-hotel Vollgën dhe ai ishte i shqetësuar: “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, i tha Çyrbja, anëtarit të bandës.

Çyrbja thirret asaj dite në prokurori të japë detaje për dosjen e Vollgës dhe sapo mbaron, telefonon sërish i shqetësuar Danin e bandës së Shullazit dhe këtë radhë i kërkon takim!

Nuk dihet në ka ndodhur takimi, por pas kësaj telefonate, Çyrbja nuk rezulton të ketë folur në telefon deri ditën e ballafaqimit në gjyq me anëtarët e bandës. Çyrbja ka thënë se ka pasur takim me Shullazin për çështjen e ish-hotel Vollgës, por jo se e mbante të informuar me telefon bandën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...