Berisha: Kufijtë e Kosovës nuk ndryshojnë, vetëm Beogradi dhe argatët e tij janë kundra

Saturday, 18 August 2018 11:40

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pasditen e djeshme. Në takim, Bahtiri e njohu ish-kryeministrin Berisha me përpjekjet e tij si kryetar komune dhe të ekipit të tij për zhvillimin, prosperitetin e gjithanshëm të komunës së Mitrovicës.

Kryetari i Mitrovicës theksoi se përkundrejt këtyre zhvillimeve, përpjekjet e Beogradit për aneksimin e Mitrovicës dhe copëtimin e Kosovës janë një kërcënim i madh për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Gjatë këtij diskutii, Berisha i shprehu Bahtiri vlerësimin e tij për kontributin e çmuar që ai ka dhënë dhe jep në drejtimin e qeverisë vendore të Mitrovicës, përballimin me sukses të presioneve të shumëllojta dhe zhvillimin e komunës së tij.

Ish-kryeministri vlerësoi lart qëndrimin e Bahtiri kundër projektit të Beogradit për krijimin e Serbisë së Madhe dhe copëtimin e Kosovës, që mjerisht kësaj rradhë ka siguruar edhe ndihmën e argatëve të vet në Prishtinë.

Më tej Bersha theksoi se Mitrovica nuk ka qenë kurrë e Serbisë përveçse në hartën e Serbisë së Madhe. Në të gjitha rezolutat e OKB, aktet ndërkombëtare, marrëveshjet e Rambujesë, Kumanovës, dokumentin Ahtisari, Aktin e Pavarësisë, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hages dhe 115 njohjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, Mitrovica është territor i Kosovës, tha ai.  Ai u shpreh se askush dhe asnjëherë, përveç serbomëdhenjve në Beograd dhe argatëve të tyre në Prishtinë, nuk kanë vënë kurrë në diskutim kufijtë aktualë të Kosovës dhe nuk kanë kërkuar kurrë ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh.

“Sot, integriteti territorial i Kosovës dhe siguria e saj, janë më të garantuar se të çdo vendi tjetër në rajon. Në Kosovë ekzistojnë standardet më të larta të garantimit të të drejtave të minoriteteve. Por një grusht banditësh, kriminelësh me lidhje te fuqishme me mafien serboshqiptare, mbahen në këmbë në veriun e Mitrovicës për qëllime kontrabande dhe trafiqeve të drogës, armëve etj”, u shpreh z. Berisha.

Ish-kryeministri Berisha theksoi se përpjekjet e Beogradit dhe argatëve të tij albanofobë në Prishtinë për Serbinë e Madhe, janë një rrezik madhor për paqen e brishtë në të gjithë rajonin tonë duke hapur kutinë e Pandorës, që rrezikojnë rajonin tonë me një seri konfliktesh të reja, të cilat, theksoi ai, do jenë shumë më të egra se sa të parat. “Vendet tona kanë nevojë jetike për paqe”, u shpreh z. Berisha. Biseda ishte e hapur, vëllazërore dhe me mirëkuptim të ndërsjelltë të plotë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...