Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka përshëndetur protestën e sotme që zhvilloi biznesi i vogël në Shkodër, kundër skemës së TVSH.
Përmes një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Ademi komentoi mes të tjerash edhe anulimin e vizitës së kryeministri Edi Rama në Shkodër, duke shtuar se ‘Sot Shkodra e shpalli “non grata” Edi Ramën’, ndërsa dha paralajmërimin se ky ishte vetëm fillimi.
REAGIMI I ADEMIT
Qytetarët shkodranë si gjithmonë në krye të çdo ndryshimi në Shqipëri! Edhe sot qindra qytetarë protestuan kundër qeverisë dhe kryeministrit që po rrënon familjet shqiptare, po shkatërron biznesin, po detyron të rinjtë të braktisin vendin, që po burgos të pafajshëm dhe mbron kriminelë të veshur me imunitet.
Një falenderim i veçantë për biznesin e Shkodrës, i cili në shenjë solidariteti uli qepenat për ti thënë kryeministrit se janë kundër masave shtypëse, siç është TVSH për biznesin e vogël. Nga Shkodra ka nisur lëvizja që do të shënojë rënien e një qeverie që do të mbahet mend gjatë si armike e shkodranëve e Veriut. Sot Shkodra e shpalli “non grata” Edi Ramën! Dhe është vetëm fillimi…