Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur nderimin e tij për tifozët e Tiranës të cilët ditën e djeshme vendosën në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, një banderole gjigande me thirrjen “Mbro Teatrin”.
Përmes një postimi në “facebook”, Berisha shkruan se kjo ngjarje ishte inagurimi i vjeshtës së tmerrshme dhe të fundit që e pret Edi Ramën.
Postimi i plotë:
Filloi tmerri i vjeshtes se fundit te piktorit deshtak!
Te dashur miq, dje ne stadiumin e Tiranes mijera tifoze te ekipit te kryeqytetit inauguruan fillimin e vjshtes se tmerrsheme dhe te fundit te Edi Rames. Ata, ne nje akt proteste dhe revolte shpalosen nje banderol gjigande, ne te cilen shkruhej me germa te medha: “Te mbrojme Teatrin”, trashegimine kulturore, qe me historikun, arkitekturen e tij ben krenar çdo shqiptar, ben krenar çdo qytetar.
Nderim te madh tifozave te Tirones, qe nisen te paret revolten qe do realizoje fundin e tmerrshem apo vjeshten e fundit te Norieges ne Shqiperi! sb