×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Italia mosbindje civile për koncesionet, ndërsa kundra hajdutëve të ‘rilindjes’ është më e pakta”

Hënë, 20 August 2018 15:28

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka kërkuar që mosbindja civile në Shqipëri të mos ketë të ndalur.

Përmes një postimi në “facebook”, Vasili përmend Italinë dhe deklaratën e kryeministrit italian për mosbindje civile ndaj pagesës së autostradave,

Këtë rast kreu i grupit të LSI-së e krahason me qeverinë tonë ku thotë se “hajdutët” shqiptarë duke filluar nga kryeministri dinë vetëm të rrjepin.

Postimi i plotë:

Italia mosbindje civile per koncesionet, ndersa ne Shqiperi mosbindja civile duhet te mos ndalet...

Drejtuesi i partise 5 yje qe qeveris Italine Bepe Grillo deklaron mosbindje civile per te mos paguar autostradat ne Itali dhe se do te jete vete ne rreshtin e pare te mosbindjes civile

Po hajdutet e deklaruar boterisht te qeverise shqiptare duke filluar nga kryeministri c'bejne.Rrahen kukesianet per rrugen e Kombit dhe deklaruan se do te vene pagesen edhe per rruget e tjera.

Mosbindja civile eshte legjitime dhe me pakta ne Shqiperi perpara kesaj poshtersie qe i behet qytetareve te varfer dhe te vobeket shqiptar.

Kur Italia e pasur i ka koncesionet gur ne qafe dhe po i anullon keto koncesione mendoni keta hajdutet tane te qeverise qe duan ti vene gjithandej.

Lexoni vete cthote Bepe Grillo:

"Ne, baballarët dhe gjyshërit tanë i kemi paguar autostradat. Kostoja e tyre është amortizuar prej vitesh. Në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani, autostradat janë falas.

Në këto vende, në mënyrë legjitime, qytetarët i përdorin pa i paguar dy herë. I kanë financuar sërish, sepse janë të tyret tashmë.

Në Itali, autostradat u janë dhuruar koncesionarëve si “Benetton”, që fitojnë miliarda euro pa asnjë risk dhe pa investime kapitale”

Nuk kemi paguar taksa për dekada me rëdhë për të pasuruar “Benetton”-in dhe ortakët e tij. Për autostradat e reja, diskutimi është tjetër. Kush do koncesion, të paguajë nga paratë e veta”, thotë Grillo.

Te ngrihemi ne kembe kundra maskarellekut shteteror te rilindjes mosbindja civile eshte me e pakta.

Login to post comments