Qeveria, 500 mln euro për të bojatisur qendrat bosh të qyteteve

Tuesday, 21 August 2018 22:20

Deputetja demokrate Jorida Tabaku zbardh strategjinë e PD-së për rrëzimin e qeverisë “Rama” duke garantuar se opozita do të jetë zëri që do të përballet me ashpërsi përballë kokëfortësisë dhe keqdashësisë së qeverisë. Tabaku thotë për “Gazeta Shqiptare” se me mazhorancën, e cila ka prirjen t’i mbyllë gojën opozitës, nuk mund të ketë një dialog.

Sipas saj konsensusi që kërkon Kryeministri Rama mund të vijë vetëm duke respektuar Kushtetutën, askush nuk ka ndërmend t’i japë pushtet absolut kryeministrit Rama për të vazhduar i pashqetësuar
kapjen e sistemit. Tabaku flet edhe për ngërçin në gjyqësor teksa akuzon qeverinë për përvetësim të
sistemit ndërkohë që shtron pyetjet: Pse nuk alokohen më shumë fonde për institucionet e vetingut siç kanë kërkuar? Pse nuk ngrihet SPAK dhe Byroja e investigimit që janë kërkesa kryesore në luftën ndaj korrupsionit dhe plotësimit të kritereve për hapjen e negociatave? Sistemi, shprehet Jorida Tabaku, është duke u shndërruar në një agjenci të qeverisë. Nënkryetarja e Komisionit kuvendor të Ekonomisë
akuzon qeverinë për shpenzime të tepruara, ndërkohë që shqiptarëve nuk u ofrohen shërbimet e duhura.

Login to post comments