Nëpërmjet një konference për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, kryetari i Grupit Parlamentar Edmond Spaho ka bërë publike sot provën sesi Buxheti i Shtetit është vënë në shërbim të trafikantëve të drogës.
Spaho tha se miku i deputetit socialist Balla, Edmond Bego, ish-anëtar i bandës së Aldo Bares, ka fituar miliona.
"Miku kriminel i Taulant Ballës ka përfituar së fundmi një tender disa milionësh nga OST-ja. Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania Inerte Express, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së Taulant Ballës nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrike dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017. Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga OST në fillim të verës në zemër të zonës elektorale të taulant Ballës në Librazhd. Ky është dokumenti," tha ndër të tjera kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Spaho.