Partia Demokratike ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës për manipulimin e opinionit publik lidhur me zjarrin që ka rënë në dy çerdhe të Tiranës.
Sipas Albana Vokshit, kryetares së Komisionit të Informimit, Veliaj po vepron me këto raste njësoj si veproi me rastin e vdekjes së Ardit Gjoklajt në landfill; institucionet e varura nga bashkia, Drejtoria e Çerdheve dhe Zjarrfikësit po japin të njëjtat konkluzione për zjarrin, çuditërisht, njësoj siç i dha kryebashkiaku pas zjarrit.
“Jo vetëm nuk ka asnjë reagim zyrtar nga kryebashkiaku, por ai po bën gjithçka për të manipuluar opinionin publik. – tha Vokshi. Faktet treguan se sa të pasigurt janë fëmijët në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës.