Artistët po vazhdojnë qëndresën e tyre kundër ligjit për prishjen e Teatrit kombëtar dhe dhurimin e pronës publike një kompanie private që do të ngrejë 6 kulla. Sot ata në sheshin e Tetarit kombëtar kanë transmetuar të plotë videon e diskutimeve që ju bënë në vitin 2002, kur Edi Rama si kryebashkiak kërkonte shembjen e Teatrit. Duke mos përfillur vulën “Monument Kulture” që kishte vendosur mbi të me dorën e tij, iu drejtua aktorëve: “Epo ruajini dhe brekët e Violeta Manushit si monument kulture”. Pas një shpërthimi gazmor, nga salla u ngrit me rigorozitet Luftar Paja, i cili plot rrëmbim mbrojti të mbathurat dhe dinjitetin e koleges, duke bërtitur: “Brekët e Violeta Manushit janë të arta”.