×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kryemadhi, të rinjve: Ju do ta ndalni këtë qeveri dhe bandat në pushtet

Premte, 24 August 2018 22:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur sot se rinia është forca më e madhe e vendit dhe do ta ndalë këtë qeveri që po shkatërron vendin.

Në ceremoninë përmbyllëse të Kampit të LRI në Jalë, Kryemadhi tha se sot jemi në një demokraci të pa konsoliduar, fantazmat e diktaturës po shfaqen në formën e bandave.

Fjala e Kryemadhit:

Sot në ditën e fundit të kampit ky grup prej djemsh dhe vajzash që faktikisht mosha mesatare e juaja është 18 vjeç, pra do të thotë që ju jeni shumë të vegjël, por jeni dhe shumë të fortë. Sot ky grup mjaft modest arriti kulmin e tij me thjeshtësinë, me inspirimin, por mbi të gjitha me pasionin, me forcën, me entuziazmin për të cilin të gjithë ne kemi nevojë. Është shumë e rëndësishme që ta dëgjojmë njëri tjetrin sepse ajo çfarë ne sot do diskutojmë apo gjithë  rezymen e punës tuaj janë hapa shumë të rëndësishme për të ardhmen. Dua të them që ky grup modest i juaji sot që brenda vetes së tij ka një entuziazëm, ka një thjeshtësi, ka pasionin, është shumë i rëndësishëm për LSI-në, sepse ai është motivimi dhe është inspirimi. Ju thatë një njeri mund të ndryshojë botën. Por mendojeni ju këtu sa të rinj jeni këtu që jeni me qindra si mund ta ndryshoni botën duke shpresuar dhe duke mos hequr dorë nga ëndrrat tuaja. Sepse ëndrrat janë ato që ndryshuan botën, janë ato që ndryshuan jetën e çdo njeriu nga ne dhe mbi të gjitha ëndrrat janë motivi që inspirojnë të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Problemet tona në Shqipëri janë nga më të mëdhatë. Ju jeni një brez i ri, nuk mund të them që dhe unë jam e vjetër por  për vitet që kam dhe për kohën që kam jetuar në moshën tuaj, kam jetuar në një sistem tjetër. Në një sistem ku njerëzit nuk ishin të lirë, që quhej diktaturë. Dhe kam jetuar në një sistem ku dhe bukën e përditshme e merrnim me tollonë, për të mos thënë që kishte me javë të tëra apo dhe me muaj pa ushqyer. Kam jetuar në një sistem ku nuk mund të them që kam qenë e privilegjuar por as e diskriminuar, por kam qenë një nga 3 milion shqiptarët që jetonin në këtë vend. Ajo që është e rëndësishme, në 90, studentët shqiptarë rinia shqiptare e përmbysi atë sistem i cili në thelb të tij kishte diktaturën, varfërinë,shfrytëzimin dhe skllavërimin e ëndrrave të shqiptarëve të cilët i kishin aspiruar dhe inspiruar veten e tyre me mijëra vjet për të mbajtur një vend të jashtëzakonshëm siç është Shqipëria, një vend kaq të bukur që e ka bekuar Zoti. Dhe sot mbas 28 viteve në të cilin ne aspirojmë të jemi në demokraci por për hir të së vërtetës nuk jemi në atë demokraci që ne aspironim gjithë brezi i asaj rinie që u ngrit për të pasur një demokraci të vërtetë. Jemi në një demokraci të pakonsoliduar dhe jemi në një demokraci që çdo ditë e më shumë po rrezikohet. Fantazmat e të kaluarës e diktaturës shfaqen në formën e bandave të trafikut të drogës dhe të krimit të organizuar. Nëse para 28 viteve rinia shqiptare përballej me sigurimin e shtetit të cilët ushtronin dhunën dhe presionin përplasnin shqiptarët burgjeve të komunizmit për fjalën e lirë që thonin. Sot ne përballemi me diktaturën e drogës dhe diktaturën e krimit kjo diktature qe cdo dite e me shume po nxitet nga narkoshteti. Dje sic e keni pare edhe ne rrjetet sociale, videor apo raportin e Kombeve te Bashkuara qe shqiptaret i llogarit popullin e pare ne bote per perdorimin e kokaines, plot 2.5 e saj.

Jam e sigurt qe ky raport nuk ka te beje as me prinderit, as me gjysherit e as me moshat mbi 50 vjeç, por me rinine shqiptare.

Njerezit cdo dite njeret po humbasin jo vetem shpresen, por po humbasin e frymen e te jetuarit ne nje vend normal dhe po gjejne nje mundesi tjeter per t' u larguar nga Shqiperia se bashku me femijet e tyre.

Njerezit aspirojne per te qene ne vendin e tyre me integritet dhe dinjitet, por mbi te gjitha jetojne per te ndertuar te ardhmen e tyre dhe te familjes se tyre. Ajo qe eshte shume e rendesishme eshte se LRI nuk eshte vetem per te krijuar disa grupe qe duan te trajnohen, nuk eshte per te dhene disa mundesi, por eshte ai mision i cili qe ne fillimet e tij e ka pasur qellimin shume te qarte.

Eshte misioni per te rikthyer shpresen, vlerat, integritetin dhe dinjitetin e te gjithe shqiptareve ne Shqiperine qe per hir te se vertetes na duhet shume.

Dje kur flisja me Endritin dhe Floiden ishin shume te kenaqur me grupet e punes se LRI-se, sepse te mbledhesh te rinjte sot ne Shqiperi eshte shume e veshtire. Çdo dite e me shume numri i tyre po pakesohet.

Jo vetem qe po largohen per te mos u kthyer me, por edhe familjet e reja nuk po lindin me femije, duke sjelle plakjen e popullsise shqiptare. Kjo do te thote qe mund te vije nje eleminim i popullsise shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...