Orjola Pampuri
Mbaje gojen more burrë.......
Tek lexoja mendimet e orëve të fundit të hedhura në faqen e facebook të kryeministrit, dhe të cituara me habi nga portale të ndryshme, pikërisht me habinë se si një kryeminister mund të shprehet kështu ndaj partisë më të madhe opozitare në vend, ndaj asaj partie që solli ndryshimin përpara 28 viteve e pikerisht ndaj asaj partie ku deshe të aderoje dhe ti para se të shkoje në Francë....
Si mundesh të kesh një fjalor të tille, si mund të quash 'shtepi publike" ( ndjesë që e permend), Partine Demokratike, pjesë e se cilës janë zonja e zotërinj, intelektualë e akademike, nëna dhe baballarë shembullorë e të përkushtuar, të cilët kanë çfarë modeli tëe ofrojnë në shoqëri.
Ti mund të shprehesh kështu? Ti që e degradove Shqiperinë në një parcelë të madhe droge, ti që e rendite ndër vendet e para të perdoruesve të kokaines, ti që në partinë tende mbajte, punove e bashkepunove me banda e minstra miq të bandave, ti që e shndërrove Shqiperinë në han me 800 porta ku hyn toyota e dalin gomone me drogë e para të pista, ti që shan e ndyn qytetare me fjalet më banale qe nuk do t'i kishin hije dhe një njeriu fare të rëndomtë, ti që e rrenove këtë vend, tani ngrihesh dhe bën moral? Ti moral???? Ti flet për shtepi publike????? Epo kesaj i thonë ranë malet e u ngritën.......
Ty thjesht të ka kapluar paniku e nuk di më c'të bësh, e vetmja gjë që të ka mbetur të bësh është të ofendosh opoziten dhe qytetarët e ketij vendi, e të veshësh atletet e bardha për të zhvendosur vemendjen. Por kjo mënyre sjellje e jotja nuk e shmang fundin tend të afërt si kryeminister.
Ti e di mire që vettingun po e bën për të ruajtur veten dhe miqtë e tu.....
Por do të vijë dita e vettingut real i cili do të nisë me ty.