“Policia e portit të Vlorës kërkon 200 euro për person që t’i lejojë të kalojnë kufirin” ky është denoncimi që një qytetar ka bërë te Ish-kryeministri Sali Berisha.
Këtë denoncim Berisha e ka bërë publik në faqen e tij në “facebook”.
Postimi i plotë:
Xhafo apo narkopolicia i rrjep qytetaret ne portin e Vlores!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“përshëndetje dr Berisha policia e portit të vlorës kërkon 200€ për person për të kaluar në itali sot që qeveria bën demek mbledhje në vlorë njerzit duan të ikin na sytë këmbët janë pa punë kjo polici i ndalon lëvizjen e lirë”