“Senatori McCain ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik”, kështu shkruan në nje mesasz të tij pas ndarjes nga jate ta politikantit të shquar amerikan, kreu demokrat Luzim Basha. “Kombi shqiptar humbi një mik të madh”, shkruan ai.
Ja shenimi i plotë i kreut të opozitës Basha në facebook:
Me ndarjen nga kjo jetë të Senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë, Senatori McCain ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik. Mirënjohje e përjetshme për këtë hero dhe ngushëllimet më të ndjera familjes së tij dhe popullit mik amerikan. U prehtë në paqen e Zotit!