Nesër në Durrës, Samiti i Jugosllavisë së re

Diel, 26 August 2018 17:10

Nesër në Durrës do të zhvillohet takimi informal i kryeministrave të rajonit të Ballkanit me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”.

Në këtë mbledhje do të jetë i pranishëm gjithashtu edhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn. Por, çka bie në sy edhe nga vetë axhenda është se ky samit nuk ka lidhje me integrimin në Bashkimin Europian, por me integrimin me Serbinë dhe përthithjen e Shqipërisë dhe Kosovës në tregun sllav. Qeveria Rama duket se e ka harruar bashkimin doganor me Kosovën dhe i është rikthyer asaj që Enver Hoxha la përgjysmë në 1945. Burokracia që ka kapluar Brukselin i ka deformuar politikat evropiane karshi Ballkanit, duke e kthyer kështu Serbinë në epiqendrën e rajonit dhe përfshirjen e Shqipërisë dhe Kosovës si tezga të vogla të një pazari jugosllav.

PROGRAMI I TAKIMIT

Disa nga temat e diskutimit do të jenë: Një vizioni të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian, zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale1, marrëveshja Roaming, fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

09.40 – Ardhja e delegacioneve (Plane nga Regjia) LIVE

09.50 – FOTO Familjare (Plane nga Regjia) LIVE 10.00 – Fillimi i sesionit të Samitit (Plane nga Regjia) LIVE 12.15 – Konferenca për Shtyp (Regjia + mediat e huaja + gazetarët nga Shqipëria) LIVE *Kryeministri Rama + Komisioneri Hahn + Kryeministrat pjesëmarrës - Fjalë Kryeministri Rama - Fjalë Komisioneri Hahn –

Pyetje (1 pyetje për secilin kryeministër) Sinjali do të mundësohet me frekuenca satelitore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...