×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Edi Ramës i dështon roli si ‘prijës’ i Ballkanit, tre kryeministra mungojnë në takim

Hënë, 27 August 2018 13:30

Në vilat qeveritare në Durrës u mbajt sot takimi i radhës i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, ku në rolin e mikëpritësit ishte Edi Rama, kryeministri shqiptar.

Ndryshe nga takimet që janë zhvilluar më herët, (në Durrës apo në Sofje) ajo që të binte në sy sot ishte mungesa e tre prej kryeministrave ballkanik, duke e bërë pothuajse si të padukshëm rolin e kryeministrit shqiptar si prijës.

Në takim mungonin kryeministrat e Serbisë Ana Brnabić, Bosnje Hercegovinës Denis Zvizdiç dhe të Maqedonisë Zoran Zaev, ndërsa të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës dhe i Malit të Zi, dhe sigurisht eurokomisoneri Johannes Hahn, i cili tha se rajoni ka bërë progres sa i përket aspiratave të integrimit.

‘’Kushte objektive kanë pamundësuar praninë e disa miqve të tjerë, i shpreh ngushëllimet tona kryeministrit Borisov për aksidentin tragjik ku humbën jetën shumë persona dhe është bërë shkak për anulimin në minutën e fundit të ardhjes së tij, po ashtu kryeministri i Maqedonisë e ka pasur të pamundur fluturimin për shkak të kohës, kryeministrja e Serbisë na përcolli keqardhjen për shkak të axhendës”, u shpreh vetë Rama në nisje të konferencës për mediat.

Ndërkohë që të flasësh për arritje apo marrëveshje nga ky takim është shumë, pasi siç e tha dhe vetë Rama ka ende probleme edhe mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe pse ka pasur edhe disa mbledhje të përbashkëta qeverie.

Një nga temat që ka ngacmuar jo pak mbledhjen ka qenë ideja e hedhur nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç për korigjimin e kufijve, të cilën ashtu si edhe më herët kryeministri Haradinaj e ka kundërshtuar me forcë.

Kryeministri shqiptar që nuk lë temë pa diskutuar këtë herë zgjodhi heshtjen duke rënë dakord me konstatimin e Hahnit se rajoni ka nevojë për stabilitet, po pa dhënë një definicion të qartë për këtë term.

‘’ Mendoj që nuk është e përshtatshme që të bëjmë komente lidhur me diskutimet dhe negociatat, takimi javën e ardhshme nuk do të jetë i fundit, do të jetë një tjetër takim dhe do të kërkojë kohë që të gjendet një marrëveshje, nuk jam gati që të bëj asnjë koment.

Ne nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë zgjidhur problemet dypalëshe. Për ne ka rëndësi stabiliteti në rajon, cdo marrëveshje nuk duhet të rrezikojë stabilitetin e rajonit, cilido që të jetë objektivi përfundimtar”, u shpreh Hahn, që mori miratimin e Edi Ramës.

Kryeministri shqiptar ka marrë jo pak akuza në të dyja anët e kufirit se është pikërisht ai ideuesi i korrigjimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, nën bekimin e manjatit George Soros./faxweb

Modifikuar më Hënë, 27 August 2018 13:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...