×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Refugjatët në Shqipëri/ Avokati italian: U shkelen të gjitha koneventat, Shqipëria s’mund ti strehojë azilkërkuesit

Hënë, 27 August 2018 15:06

Një ditë më parë, qeveria shqiptare njoftoi se do të “pranojë” 20 nga 150 emigrantët e paligjshëm nga Eritrea, në brigjet e Italisë,  të bllokuar nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini, i partisë së djathë ekstreme Lega. Refugjatët u lejuan të largohen nga anija vetëm pasi gjykata italiane filloi procedimet kundër tij.

Avokati italian i Popullit Mauro Palma pohoi se emigrantët ishin “privuar nga liria, de facto, pa asnjë bazë ligjore apo mbikëqyrje gjyqësore” dhe se Salvini e qeveria italiane kanë shkelur Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën Italiane, Konventën e Gjenevës, si dhe Kodin Penal të Italisë e Kodin e Lundrimit.

Pranimi i ofertës së qeverisë shqiptare për të strehuar 20 prej emigrantëve mund të jetë një tjetër shkelje nga ana e shtetit italian, sepse Shqipëria është një “vend i tretë” dhe jo pjesë e sistemit të përbashkët të azilit të BE-së, sipas Konventës së Dublinit.

Në një intervistë me gazetën italiane La Repubblica, Lorenzo Trucco, drejtor i Shoqatës për Studimin Juridik të Imigracionit (ASGI), e quajti “zgjidhjen” shqiptare një “teatër absurd”:

“Në këtë rast jemi jashtë çdo konteksti ligjor. Shqipëria nuk është në Bashkimin Evropian, prandaj po flasim për një zhvendosje në një vend të tretë që nuk ka gjithçka që parashikohet nga sistemi i përbashkët europian i azilit. Kjo do të thotë se ne nuk jemi të sigurt se ato kanë kushtet e nevojshme për njohjen e mbrojtjes. Pra, një transferim në këtë vend mund të bëhet vetëm nëse emigrantët bien dakord, asnjëherë kundër vullnetit të tyre. Në atë rast do të ishte një largim i detyruar.

Dhe pastaj është çështja e zgjedhjes. Si do të zgjidhen emigrantët që më pas do të zgjedhin për të shkuar në Shqipëri? Është një teatër i absurdit, një sulm në sistemin e azilit. Për fat të mirë, ka pasur ndërhyrje nga sistemi gjyqësor.”

Transferimi i refugjatëve eritreanë nga Italia në Shqipëri kundër vullnetit të tyre ose pasi ata aplikuan për azil në Itali (veprim të cilin ata kishin të drejtë ta kryenin sapo zbritën nga anija) është një shkelje e ligjit të BE-së. Qeveria shqiptare i ka dhënë Salvinit një pretekst për ta bërë këtë, duke treguar gjithashtu se sa pak e kupton se si funksionon sundimi i ligjit. Exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...