Fqinjët gjejnë kufomën e gruas në shtëpi, kishte 2 javë e vdekur

Tuesday, 28 August 2018 08:32

Një 63-vjeçare me inicialet N.P. është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Korçë.

Ajo jetonte e vetmuar. Ishin fqinjët që kanë ndier mungesën e saj të gjatë dhe kanë lajmëruar Policinë.

Ajo që u zbulua më pas ishte e trishtë: 63-vjeçarja kishte dy javë që kishte vdekur.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të verifikuar si ka ndodhur vdekja; paraprakisht duket si vdekje e natyrshme.

Megjithatë, një grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Login to post comments