Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka reaguar pas deklaratave të ish të dërguarit të BE-së për Kosovën Wolfgang Petrisch, duke shprehur keqardhje se si i ka ndryshuar qëndrimet e tij që nga koha kur ka qenë ambasador e deri sot.
“Mirënjohje gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, që na tregoi se Petrisch punon me studion e madhe ligjore “Lansky, Ganzger+Partner” për qeverinë serbe dhe tashmë është e qartë për të gjithë pse i gëlltiti paturpësisht parimet dhe fjalët e thëna më parë z.Petrisch”, shkruan Spahiu në një postim në facebook.
Postimi i plotë:
Europa që duam nuk mund të ketë moralin e Petrisch !!!
Ambasadori Wolfgang Petrisch, ish i dërguar special i BE në Kosovë, ka qenë deri përpara pak kohësh një mbrojtës i flaktë dhe mjaft i argumentuar i integritetit territorial të Kosovës.
Por po ky Petrisch, që thoshte të tjera gjëra dikur për kufijtë e Kosovës dhe paprekshmërinë e tyre, tani thotë pikërisht të kundërtën.
Diplomatë të tillë, që shesin vlerat e BE për tu berë lobistë me pagesë janë turpi i Europës.
Keta boll të mbushin xhepat në pleqëri, paçka se i fryjnë zjarrit të luftës në Ballkan.
Mirënjohje gazetës së mirënjohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, që na tregoi se Petrisch punon me studion e madhe ligjore “Lansky, Ganzger+Partner” për qeverinë serbe dhe tashmë është e qartë për të gjithë pse i gëlltiti paturpësisht parimet dhe fjalët e thëna më parë z.Petrisch.
Europa e Petrisch & co, që shesin e blejnë parimet brenda natës sipas oreksit të klientit te radhës, nuk është Europa që duam.
Europa që duam është vetëm ajo e parimeve të mëdha të demokracisë!